Policia e Kosovës njofton se një qytetar ka dorëzuar nga stacionin policor në Pejë një kuletë të gjetur.
Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 13:50.
Qytetari (cigareshitёs) ka gjetur kuletёn e humbur nё rrugёn ‘Eliot Engel’.
Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё stacionin policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera.
Advertisement
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë./Kallxo
Advertisement
Advertisement