Qindra trupa viktimash nga Covid-19 vazhdojnë të mbahen në “kamionë frigorifer” në New York

Trupat e deri në 750 viktimave nga Covid-19 janë ende duke u ruajtur në kamionë frigoriferë në New York City, një vit pasi qyteti kishte arritur pikun në prill të vitit 2020.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trupat janë ruajtur në një morg të përkohshëm në Terminalin Detar South Brooklyn.

CNN raportoi se në kulmin e pandemisë vitin e kaluar, mbi 800 vdekje u regjistruan në një ditë të vetme, m e një mesatare prej më shumë se 500 në ditë në javën e 5 prillit.

Advertisement

Si pasojë, rritja e vdekjeve në Covid-19 çoi në përdorimin e kamionëve frigorifer si morgje të improvizuara jashtë spitaleve.

“Magazinimi afatgjatë u krijua në kulmin e pandemisë për të siguruar që familjet mund të vendosnin të dashurit e tyre për të pushuar siç e shihnin të arsyeshme”, i tha Associated Press, Mark Desire, një zëdhënës i zyrës së ekzaminuesit mjekësor.

“Me ndjeshmëri dhe dhembshuri, ne vazhdojmë të punojmë me familjet individualisht, rast pas rasti, gjatë periudhës së tyre të zisë”.

Ndërkohë Dina Maniotis, nënkomisare ekzekutive në zyrën e ekzaminuesit mjekësor, tha se shumica e trupave mund të përfundojnë në Hart Island, ku për 100 vitet e fundit qyteti ka varrosur ata që ishin të varfër ose të pakërkuar.

Maniotis tha se shumica e familjeve të viktimave që kanë mbetur në kamionë kanë thënë se duan që të dashurit e tyre të varrosen në Hart Island. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like