• 26-07-2021

Qeveria miraton rekomandimin e KSI-së për hapjen e ski-qendrave

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski njoftoi se në seancën e djeshme të ekzekutivit, të 25 me radhë miratoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e ski-qendrave.

“Qeveria ka pranuar edhe rekomandimet e Komisioni në lidhje me protokollet për masa sigurie për parandalimin të Covid-19 në ski-qendrat në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me mbajtjen e rendit para qendrave të biletave dhe ski-lifteve… siç janë mbajtja e distancës fizike nga 1.5 deri 2m, kufizim i punës së objekteve hotelierike vetëm në ambiente të hapura dhe me shërbime në sportele me komplete për një përdorim”, tha Arsovski./Alsat

Read Previous

BE refuzon miratimin e vaksinës Biontech dhe Pfizer

Read Next

Tetovari Ilir Fetai, doktor i shkencave kompjuterike në Zvicër

%d bloggers like this: