Bastisje në Reçicë të Vogël – ja çfarë gjeti policia

Estimated read time 1 min read

Nga MPB njoftojnë se rreth orës 15 të ditës së djeshme, policia pas bastisjeve ka arrestuar 55-vjeçarin B.A. nga Reçica e Vogël, shkruan TV21. Tek i njëjti policia ka gjetur armë dhe municione.Gjatë kontrollit në shtlpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Beretta”, një revole, disa fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë për një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin e tij “Suzuki” me targa të Tetovës, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, disa plumba të kalibrit të ndryshëm dhe sende të tjera”, thonë nga MPB.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like