Qeveria do të dërgojë inspektim financiar në Ministrinë e Kulturës, ja pse!

Është ndërprerë pagesa e projekteve kulturore për vitin 2020, vendosi qeveria në seancën e sotme dhe udhëzoi Ministrinë e Kulturës të thërriste Inspektimin Financiar, njofton Portalb.mk.

“Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin mbi detyrimet e përgjithshme të papaguara të Ministrisë së Kulturës për projektet e zgjedhura në Konkurset Vvetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2020 dhe udhëzoi Ministrinë e Kulturës të mos i paguajë fondet për përdoruesit pa përcaktuar bazën ligjore për ato fonde”, qëndron në vendimin e seancës së djeshme.

Qeveria obligoi Ministrinë e Financave, përmes Sektorit për Inspektimin Financiar, të kryejë kontroll në Ministrinë e Kulturës, e cila u obliguar që pas kryerjes së kontrolleve financiare të informojë Qeverinë .

Bëhet fjalë për projekte nga Programi vjetor për projekte me interes publik në kulturë, i cili u miratua gjatë mandatit të ministrit të mëparshëm të Kulturës Hysni Ismaili. Irena Stefoska është ministre e Kulturës që nga 31 gushti.

Stefoska në nëntor tha se pagesa e projekteve kulturore ishte vonuar pasi revizioni i brendshëm në Ministrinë e Kulturës shqyrtoi pse në korrik dhe gusht janë përfunduar aneks marrëveshjet për rritjen e shumave në aktivitete të caktuara dhe u pranuan projekte pas ankesave të cilat më parë ishin refuzuar.

“Jemi të vetëdijshëm se po përballemi me një vit që nuk do të jetë më pak i lehtë se ai i mëparshmi. Për atë arsye punojmë me përkushtim për të krijuar një kulturë që do të jetë në lidhje me realitetin. Rreth një e treta e angazhimeve për këtë vit transferohen në tjetrin, për dy arsye: e para është, në maj të këtij viti buxheti u ul me 30% dhe e dyta, sepse anekset u nënshkruan në qershor dhe korrik”, tha atëherë ministrja Stefoska, duke shtuar se menjëherë pasi ka ardhur në funksion ka kërkuar llogari për çdo qindarkë të shpenzuar dhe për çdo borxh të Ministrisë që derdhej nga viti në vit.

Advertisement

“Menjëherë kemi ekipuar Repartin e Kontrollit të Brendshëm në sektorin e financave, kemi aktivizuar revizionin e brendshëm, raporti i të cilit për një nga aktivitetet është shkatërrues dhe shkon në procedurë të mëtejshme në institucionet përkatëse. Si rezultat, pagesat janë ngadalësuar. Për të mos e futur kulturën në të njëjtën ‘grackë’, ne kemi punuar me zell në rekomandimet e Entit Shtetëror për Revizion nga viti 2017, në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së fondeve nga konkurset vjetore. Qëllimi ynë është që të gjithë përdoruesit, pavarësisht nga rezultati, të kenë ndjenjën se procesi është kryer në procedurë të drejtë” tha Stefoska në Qeveri në fund të nëntorit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like