“Zjarret”, Zaev: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Zoran Zaev për TV21 ka bërë të ditur se me disa ministra është nisur drejt Koçanit i cili është kapluar nga zjarri.

Për nesër edhe ai ka njoftuar angazhimin e helikopterëve, ndërkaq thotë se zjarri në Koçan tanimë është lokalizuar.

Disa ministra, siç thotë Zaevi janë nisur drejt Staro Nagoriçanit i cili poashtu është nën flakë.

“Gjithçka është nën koordinim të Shtabit Qendror të Krizës dhe janë mobilizuar të gjitha forcat e nevojshme dhe shërbimet e kundërzjarrit nga komunat të cilët janë afër që të arrijnë. Për momentin era është zvogëluar dhe është lokalizuar zjarri në Koçan e në Staro Nagoriçan që të mos përfshijë edhe pjesë të reja të rajonit urban. Unë dhe disa ministra shkojmë drejt Koçanit, kurse disa ministra shkojnë drejt Staro Nagoriçanit. Nesër në mëngjes do të veprojnë edhe helikopterët. Është përgatitur për nesër në mëngjes edhe ndihma nga fqinjët”, tha Zaevi për TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like