









Lajmi i vrasjes së 20 vjeçares Simona Cavallaro nga një grup qensh ngjalli indinjatë të madhe në Itali.Djali që ishte duk e shëtitur me të arriti të largohej vetë, por la pas vajzën që nuk pati rrugë shpëtimi. Mësohet se i riu është në gjendje shoku, por ka dhënë disa detaje nga momenti i përfunduar në tragjedi.





Sipas tij, 12 qenë në fillim e rrethuan Simonën, pastaj iu vërsulën.Djali tha se ishte larguar me vrap dhe e kishte thirrur vazhdimisht Simonën që ta ndiqte, por ajo e terrorizuar, nuk kishte mundur të largohej. Qentë i ishin hedhur në momentin që kishte tentuar të largohej.





Së fundi, ka dalë dhe rezultati i autopsisë së 20 vjeçares. Njëri prej qenve duket se nuk ishte një qen rrugësh, sic u mendua fillimisht, por qen i stërvitur për të mbrojtur bagëtitë. Pronari i tij 44 vjeçar është identifikuar dhe do të merret në pyetje nga policia, transmeton top channel.
