Punonte pas orës 21:00, mbyllet objekti hotelierik në Leshkë

Më 07.03.2021 rreth orës 23.00, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin D.S. (30) nga fshati Leshkë, sepse objekti i tij hotelierik në Leshkë e Tetovës punonte pas kohës së lejuar dhe kishte mysafirë të shërbyer brenda tij informon Tetovasot.
Pronari D.S. është ndaluar në Stacionin policor për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”. Objekti është mbyll përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like