Pse Pacolli flet me aq mllef për Kurtin?

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka filluar një fushatë kundër Albin Kurtit. Ditë më parë në një dalje televizive ai ka akuzuar Kurtin dhe përkrahësit e tij se shpërlan trurin e të rinjve kosovarë. Por realisht si ka filluar kjo përplasje?
Përplasja ka filluar prej në kohën kur Behgjet Pacolli u propozua për President të Republikës së Kosovës. Në atë kohë ishte Vetëvendosja ajo që e kundërshtoi fuqishëm zgjedhjen e tij, ndërsa edhe pse Pacolli u zgjodh Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me vendim të veçant për parregullsi në procrdurën e zgjedhjes, transmeton NMK-Post.
Pacolli ka bërë disa përpjekje për tu afruar me Kurtin, madje në disa raste ka pasur afrime por ata kanë qenë të shkurta dhe të vakëta. Një nga ato raste ka qenë në zgjedhjet e kaluara lokale ku Pacolli dhe AKR-ja përkrahën VV-në në Prishtinë ndërsa VV-ja përkrahu AKR=në dhe agim Bahtirin në Mitrovicë. Megjithatë, ky bashkëpunim ishte mjaft afatshkurtër dhe për shpejt kohë u ndërpre, ndërsa grushti më i madh erdhi kur Agim Bahtiri nga AKR-ja kaloi në VV. Ndërkaq AKR vazhdoi të bashkëpunoj me Shpend Ahmetin, edhe pse ai doli nga VV-ja.

Momenti tjetër ishte kur Behgjet Pacolli votoi Qevrinë Kurti. Në atë kohë Pacolli tentoi të afrohet me Kurtin për të qenë afër Qeverisë Kurti, megjithatë një afrim i tillë nuk ndodhi.
Pacolli kohë më parë pati deklaruar se  dikush po i shfrytëzon të rinjtë e vendit duke i përdorur ata.

“I ka shfrytëzuar të rinjtë me problemet e tyre. Ua ka shpërlarë trurin. I ka mbledhur dhe i ka qitë nëpër rrugë. Nëse shkon nëpër shkollat e tyre e shikon se ata janë nxënësit më të dobët. Ky është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës. Ka njerëz me mbiemër Pacolli, edhe pse flasin ashtu unë kërkoj falje në emër të tyre për shkak që mbajnë mbiemrin e familjes time. Popullata është duke besuar në doktrina të tilla“, ka thënë ai dPT te Fidani në T7.

“Kryeministri i vendit doli në intervistë dhe tha se do të më arrestoj aty ku jam. E tha ai vetë. Nuk mund ta pranoj këtë fakt për një vend ku kam kontribuar shumë. Vetëdija e qytetareve eshte rritur. Unë shpresoj tek ta. ”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like