Pronat e ish-kryeminsitrit Nikolla Gruevski janë ngrirë

Gjykata Penale ka ngirë pronën prej 3.000 metre katror tokë në Vodno dhe dy banesat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski për “SDK.MK” thotë se në letër figurojnë dy emra, por Prokuroria ka dhënë dëshmi para Gjykatës se banesat janë të Gruevskit.

Tashmë kanë kaluar 10 ditë pas vendimit të gjykatës, dhe deri tani askush nuk është ankuar, ndërsa Gruevski nga Hungaria mohoi se banesat janë të tija duke shtuar se i ka marrë me qira.

Advertisement

Në Vodno është ngrirë vetëm toka e shtrenjtë, ndërsa Prokuroria nuk do t’i prekë banesat e nënës së tij Nadezhda.

Konfiskimi kryhet si pjesë e hetimit “Parcelat në Vodno”, në të cilat Gruevski ngarkohet se ka keqpërdorur mjetet e partisë politike, OBRM-PDUKM-së.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like