Pronarët e bizneseve në Itali protestojnë kundër kufizimeve

Italia pritet që të ashpërsojë masat anti-covid gjatë sezonit festiv. Kryeministri,Giuseppe Conte, tha se situata është delikate me pandeminë, teksa kërkoi përpjekje të shtuara për të marrë kontrollin e kurbës epidemiologjike.

 

Duhet të shmangim me çdo kusht një valë të tretë, pasi do të ishte shkatërruese”, u shpreh shefi i qeverisë italiane.

E teksa pritet ashpërsimi i kufizimeve, pronarët e zemëruar të bizneseve, kryesisht të restoranteve, u mblodhën jashtë parlamentit në Romë për të protestuar kundër masave të vazhdueshme që i kanë vënë ata në vështirësi këtë vit.

“Askush nuk po vë në dyshim emergjencën shëndetësore apo ekzistencën e Covid-19, por jemi këtu sepse bashkë me të do të kemi shpejt edhe një emergjencë ekonomike. Ne thjesht dëshirojmë të punojmë”, tha Sofia Bezzi, pronare e një restoranti.

“Ne kemi shumë probleme, por ata nuk po e dëgjojnë popullin e sektorit tonë, sepse zakonisht ne punojmë gjatë natës, prandaj jemi fajësuar. Jemi fajësuar dhe të harruar nga qeveria”, u shpreh Luca Orsato, pronar restoranti.

“Jemi këtu për të marrë paratë që Conte na premtoi. Ai na tha se në dhjetor, restorantet tona do të jenë plot dhe se llogaritë bankare do të jenë plot me para. Por, si zakonisht nuk i mbajti premtimet e tij, prandaj kemi dalë t’i themi se është gënjeshtar.”

Advertisement

Me rregullat aktuale, restorantet në Itali duhet të mbyllen në orën 18:00, gjë e cila e ka rënduar krizën në këtë sektor, përveç mungesë së turistëve. Sezoni festiv i fundvitit, është një tjetër periudhë në të cilën këto biznese nxjerrim fitime të shumta, por qeveria po mendon të shtojë kufizimet, ku nuk përjashtohet mbyllja e plotë për të luftuar një valë të tretë të mundshme./a2cnn

Advertisement
Advertisement

You May Also Like