Prokurorja Ristovska ka marrë në pyetje Zaevin për rastin me Mijallkovin

Unë nuk e di se sa larg është hetimi, por unë kam qenë pjesë e hetimit, tha Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka përfunduar hetimi për arratisjen e Sasho Mijallkovit dhe nëse institucionet janë mbajtur përgjegjëse për arratisjen e tij.

“Unë nuk di për hetimin, por e di që kam qenë pjesë e hetimit. Prokurorja Lençe Ristovska kishte një intervistë me mua, domethënë, ajo kërkoi detaje, të dhëna, gjithçka, të cilën normalisht si një person përgjegjës dhe Kryeministër që unë njoftova, ia dorëzova, jam duke pritur për ti lexuar, për të parë me të vërtetë hetimin dhe dokumentin që është përfundimtare sepse mendoj se të gjithë duhet të mësojmë nga dobësitë e sistemit ose nga pikat e forta që gjithmonë duhet t’i përmirësojmë dhe përparojmë”, u përgjigj Zaev./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like