Prokuroria me aktakuzë kundër 18 personave për kontrabandë me vetura luksoze

Estimated read time 2 min read

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka përfunduar procedurën hetimore dhe ka ngritur kallëzim kundër 18 personave fizik dhe një personi juridik për disa vepra penale, përfshirë kontrabandën e vazhdueshme, falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrimit doganor, parandalimin e provave dhe abuzimi i të dhënave personale.

Në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit kanë kryer transferimin përmes linjës doganore të mallit të padeklaruar – vetura luksoze në vlerë totale në masë të madhe. Ata shmangnin kontrollin doganor, falsifikonin dokumente zyrtare dhe përdornin dokumente publike false si të vërteta për të regjistruar makinat dhe më pas për të mbuluar krimet i kishin fshehur automjetet dhe ia shisnin disa herë njëra-tjetrës në një kohë të shkurtër. Edhe personi juridik – autosallon nga Koçani akuzohet për fshehje të veturave të cilat kanë qenë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.

Advertisement

Në mesin e të pandehurve janë pesë zyrtarë – zyrtarë për çështje administrative në MPB, të cilët gjatë gjithë asaj periudhe ua kanë vënë në dispozicion të tjerëve mjetet për kryerjen e krimeve – targat dhe lejet e qarkullimit të bëra në kundërshtim me Ligjin për automjete dhe me përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like