Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Estimated read time 1 min read

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, është arrestuar pas lokalizimit nga policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodh pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda. I dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.

Advertisement

Agron Gashi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë. /Gazeta10/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like