Prangoset një person për plagosjen e mbrëmshme në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati

Estimated read time 1 min read

Një person është arrestuar gjatë orëve të natës (23.05.2024) pas plagosjes në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale

Prokurori Ersan Qavolli ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Po është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Qavolli.

Advertisement

I dyshuari kryesor për plagosjen e mbrëmshme, Agron Gashi ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.

Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like