Profesoresha Gjyle Çeliku publikon librin e saj

Profesoresha Gjyle Çeliku ka publikuar librin e saj “Politikat ndërkombëtare për shtetet multietnike – Rasti i Maqedonisë, transmeton North Macedonia Post. Në një postim në rrjetin social facebook ajo ka thënë se bëhet fjalë për publikim të disertacionit të doktoraturës, të cilin e mbrojti kohë më parë në Universitetin e Tiranës.  Ajo ka bërë të njohur se së shpejti libir do të jetë në duar të lexuesve.
“Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për urimet, respektin dhe përkrahjen. Libri im është hulumtimi im i doktoratës për një periudhë 6 vjeçare dhe uroj që të gjithë të publikojnë doktoratat e tyre sepse doktorë shkencash kemi shumë, ndërsa hulumtimet e tyre nuk i kemi libra!
U shtofshin librat dhe gjeneratat ambicioze. Faleminderit shumë” ka shkruar Çeliku. Ajo bëri të ditur që libri ka dalur nga shtypi dhe mund ta gjeni në libraritë në Shkup dhe Tetovë, LogosA në Shkup dhe Albas Tetovë..
Advertisement
Advertisement

You May Also Like