Gjendet edhe një trup i pa jetë afër trupit të 14 vjeçares

Estimated read time 1 min read

Është gjetur e vrarë 14 vjecarja e zhdukur që nga 27 nëntori – njoftojnë nga MPB-ja dhe Prokuroria, njofton KlanM.

Sipas njoftimit ajo është grabitur me automjet para shtëpisë së saj, kurse është vrarë ditën e njëjtë më 27 nëntor, rreth orës 10.00, në Veles.

Në afërsi të trupit të pajetë të Vanjës, sic percjell KlanM, është gjetur edhe një person tjetër I vrarë I moshës 70- vjecare.

Sonte vonë natën në Gjykatën Penale pritet të sillen tre nga pesë të dyshuarit e vrasjes, njëri prej tyre është në arrati jashtë vendit.

Advertisement

Policia njofton se ka gjetur edhe një makinë e djegur e tipit “Citroen” dhe pas ekspertizës, sic percjell KlanM, janë siguruar dëshmi materiale për implikimin e personave të dyshuar.

MPB-ja dhe PTHP-ja, kundrejt të gjitha spekulimeve dhe dezinformatave, sipas së cilëve ky rast ka prapavijë etnike, njofton se të gjithë të dyshuarit i takojnë përkatësisë etnike maqedonase./KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like