Presidenti i ri i Iranit s’do të takohet me Bidenin

Presidenti ri i zgjedhur në Iran, Ebrahim Raisi, ka bërë të ditur se nuk do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden dhe që nuk do të negociojë rreth programit të raketave balistike të Teheranit dhe mbështetjen e tij për policinë rajonale.
“Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të heqin të gjitha sanksionet shtypëse kundër Iranit”, tha Raisi në konferencën për shtyp, shkruan UsNews, transmeton Klan Kosova.
Tutje ai u pyet në lidhje me programin e raketave balistike të Iranit dhe mbështetjen e tij për policinë rajonale, ku Raisi i përshkroi çështjet si “të panegociueshme”. I pyetur për nëse ka plane për takimin me Biden, Raisi thjesht u përgjigj: “Jo”.
Ndërsa konkurrenti i tij i moderuar në zgjedhje, Abdolnasser Hemmati, kishte thënë gjatë fushatës që ai të ishte potencialisht i gatshëm të takonte Biden.
Shtëpia e Bardhë ende nuk i është përgjigjur deklaratave të Raisit këtë të hënë.
Raisi, një mbrojtës i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Aliut Ali Khamenei, është sanksionuar nga SHBA pjesërisht për përfshirjen e tij në ekzekutimet masive./ATV/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like