Policia jep detaje për krismat e kallashnikovit në Tetovë – ja çfarë thotë

Estimated read time 1 min read

Policia e Tetovës njofton se sonte në orën 22:45 minuta, personi M. T. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Policia tashmë ka bllokuar bulevardin “Ilinden” në Tetovë, ku ndodhi atentati gjatë mbrëmjes së sotme.

Advertisement

Kontrollohen automjete, sigurohen dëshmi të cilat do të shfrytëzohen për dokumentimin e krimit.

Deri më tani kanë gjetur edhe pesë gëzhoja plumbash.

Informacionet e para flasin se nuk ka të plagosur dhe viktima, ndërkaq rasti thuhet se ndërlidhet me vrasjen që ndodhi muaj më parë para Spitalit të Tetovës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like