Policët që kryen aksionin në Banjskë bojkotojnë Presidenten Osmani

Estimated read time 2 min read

Darka tradicionale që njihet si “Darka e Lamës” kësaj radhe është shtruar në kampin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymeri”.

Por, jo të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës i janë bashkuar kësaj darke.

Vuçiq i reagon Macronit nga Kina: E kemi dënuar sulmin në Banjskë, e lus a…
Një pjesë e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) nuk kanë marrë pjesë në këtë organizim.

Sipas burimeve të Dukagjinit kjo ka ndodhur pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, sidomos ajo për pagesën e rrezikshmërisë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Në një përgjigje për Dukagjinin ata kanë thënë se “Presidentja ka darkuar me gjysmën e tyre, kurse pjesës tjetës, e cila ka qenë në ndërrim, u është dërgu ushqimi në vendin e punës”.

Advertisement

Tutje në përgjigje thuhet se ata “Kanë qenë. Aktiviteti i është dediku policëve të rënë në detyrë. Prezentë kanë qenë familjet e të gjithë policëve të rënë në detyrë dhe qindra policë nga disa njësite”.

NJSI është njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours