• 21-04-2021

Po bëhet vaksinimi i mësuesve nga klasa e parë deri në të tretën

Ka filluar vaksinimi i personelit mësimdhënës në arsimin fillor nga klasa e parë deri në të tretën si pjesë e vaksinimit masiv që po mbahet në sallën “Boris Trajkovski”, transmeton Zhurnal.
Vaksinimi i mësuesve ka filluar dje dhe do të vazhdojë në periudhën e ardhëshmë disaditore. Bëhet fjalë për një vaksinim etapor me çrast punonjësit shëndetësorë thërrasin mësuesit që kanë pasur një termin të caktuar paraprakisht.. Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon mësuesit të aplikojnë për vaksinime në mënyrë që të zhdukin sa më shpejtë koronavirusin.

MASH bën të ditur se situata në arsim është e qëndrueshme dhe modeli hibrid i mësimdhënies që zbatohet ka provuar të jetë efektiv në mbrojtjen e nxënësve dhe mësuesve nga përhapja e Kovidit nëpër shkolla./Zhurnal

Read Previous

Drejtori i Agjensionit për Punësim, Abdush Demiri dhuron plazë “Convalescente” për të sëmurët me Covid’19

Read Next

Hoxha jep lajmin e mirë / Pas plot 22 vitesh, sot Policia Pyjore përfitoi pagë 30% më të lartë se ajo e deritanishmja

%d bloggers like this: