Planeti po digjet/ Në rajonin më të ftohtë të botës, Siberia, temperatura arriti deri në 48 gradë!

Estimated read time 2 min read

Sado që tingëllon e pabesueshme, në Siberi termometri ka arritur 48 gradë Celsius ditët e fundit me valën e nxehtësisë që vazhdon, duke shkaktuar shqetësim të madh për shkencëtarët.

Gazeta britanike “Independent” shkruan se temperatura në Rrethin Arktik ka arritur  zonën “e kuqe”.

Sipas Shërbimit të Monitorimit Atmosferik të Bashkimit Evropian “Copernicus”, temperatura e sipërfaqes së tokës “tejkaloi” 35 gradë Celsius në të gjithë këtë rajon të Rusisë, nga dita e parë e verës.

Vlen të përmendet se Siberia është goditur nga zjarre të mëdha në dy vitet e fundit, të cilat, sipas meteorologëve, kanë kontribuar deri diku në rritjen e temperaturës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vala e nxehtësisë që ka goditur verilindjen e Rusisë që nga viti i kaluar do të ishte “praktikisht e pamundur” pa ndryshimin e klimës.

Sipas gazetës Independent, në Saskylakh, një qytet Arktik, zhiva tregoi 31.9 gradë Celsius më 20 qershor, sipas programit të Kopernikut të BE.

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në rajon që nga viti 1936.

Temperatura në rajonin Siberian u rrit në maj në 30 gradë Celsius, shumë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit.

Advertisement

Në vitet e fundit, Arktiku është një nga rajonet në botë ku rritja e temperaturës është më e theksuar.

Një raport nga Programi i Monitorimit dhe Vlerësimit të Arktikut (AMAP) i botuar në maj arriti në përfundimin se Arktiku po ngroh tre herë më shpejt se pjesa tjetër e botës.

Nga viti 1971 në 2019, temperatura mesatare vjetore në këtë rajon u rrit me 3.1 gradë Celsius kur në pjesën tjetër të planetit, temperatura ishte rritur me një gradë Celsius.

Sipas ekspertëve, vala e nxehtësisë e lidhur me ndryshimin e klimës e kombinuar me zjarret e mëdha që goditën Siberinë në 2019 dhe 2020, ngritën merkurin në një nga pjesët më të ftohta të planetit./Shekulli

Advertisement
Advertisement

You May Also Like