Nëna kapet me të bijën – ajo e sulmon fizikisht, ja PSE!

Estimated read time 1 min read

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në Prizren, ku një vajzë është kapur me nënën e saj, pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pasi debati mes tyre ka eskaluar, edhe nëna dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj, për shkak të varësisë nga narkotikët.

Advertisement

Posa rasti është denoncuar në Polici, palët kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin dhe kanë akuzuar njëra – tjetrën për dhunë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like