Plagoset i biri i Sulejman Rexhepit

Në Gjorçe Petrov, është sulmuar i biri i ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepit i cili është edhe nëpunës policor.

Rastin për TV21 e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq shtojnë se ai ka qenë në veturë derisa është sulmuar nga një veturë tjetër.

“Rreth orës 16:40, është denoncuar se në Shkup, te rreth rrotullimi në lagjen Gjorçe Petrov te kisha “Shën Petar Pavlle”, person me veturë “Gollf” ka gjuajtur drejt veturës “Mercedes” në të cilin ka qenë nëpunësi policor Z.R.”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Advertisement

Sipas informacioneve të para, thuhet se i biri i Sulejman Rexhepit ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like