Edi Rama i gatshëm të presë Maqedoninë e Veriut për në BE

Në takimin e sotëm me Këshillin e Stabilizim Asocimit në Bruksel ku ndër të tjera është diskutuar edhe integrimi në BE.

Ndërkohë për konferencën e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë nuk ka ende një datë. Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se është diskutuar si çështje por disa shtete janë të mendimit se ka nevojë të avancohet më shumë deri në realizimin e saj.

“Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi diskutuar disa çështje. Kemi shprehur dëshirën që ajo të ndodhë sa më shpejt. Deri tani nuk kemi një datë të caktuar. Disa shtete janë të mendimit se ka nevojë të avancohet më shumë deri në realizimin e kësaj konference”, tha ai.

Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se nuk varet nga ne realizimi i konferencës së parë duke marrë në shembull dialogun e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me bazë etnike. Rama u shpreh se në kohën kur BE ishte pozitive nuk ishte Shqipëria mirë, ndërsa sot nuk është BE në rregull. Gjithsesi ai theksoi se edhe në qoftë e BE do i thotë se i keni bërë arritje por duh et të prisni Maqedoninë e
Veriut për ne nuk do të ketë asnjë problem.

Advertisement

“Qoftë Shqipëria apo kushdo në rajonin tonë. Ne kemi bërë vetëm një gjë për të bërë, të ecim përpara që institucionet të ndërtohen dhe qytetarët të jetojnë në vendet tona me standardet e BE. Më pas mënyra se si apo kur do ta bëjmë do të materializohet në hapa të konfirmuar zyrtarisht. Si konferenca e parë, e dytë e tretë, Kjo nuk varet nga ne. Jetojmë në kohë që nuk është më e mira për ne.

Kur ata ishin në kohët më të mira, nuk ishim ne. Sot që jemi ne, nuk janë ata në kohën më të mirë.U tmerrova kur kishte nisur diskutimi me bazë identiteti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Shpresoj vetëm që udhëheqësit e mençur të Maqedonisë dhe Bullgarisë do e zgjidhin këtë. Duhet gjetur një mënyrë për të rënë dakord me miqtë bullgarë lidhur me atë që e shkuara ishte. Ne jemi destinuar të jemi skllevër të së shkuarës. Në qoftë se politika përfshihet kam frikë se do të jetë një tjetër proces që larg qoftë që do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut. Ne jemi me ju dhe nëse na thonë: Ju keni bërë arritje por duhet pritur Maqedonia e Veriut për ne nuk ka problem”, tha Rama.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara, dhe komisioni europian do bëjë propozimin e duhur.

“Kushdo, cilido shtet që përmbush kriteret realizohet konferenca e parë ndërqeveritare. Ne do të bëjmë propozimin e duhur që shtetet anëtare të bien dakord që konferenca të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Këshilli me Shqipërinë nuk do të bëhej sot por në nëntor. Në këtë kohë COVID mund të presim të gjithë ndonjë vonesë të caktuar”, u shpreh Varhelyi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like