Përleshje me sëpata mes taksistëve në Sarandë

Konflikt mes dy taksistëve në Sarandë, një i plagosur.

Ismiraldo Hoxha 24 vjeç është plagosur rëndë me sopatë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur bë shesh pushimin e taksive në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, pasditen e djeshme.

Nga goditja 24-vjeçarit Hoxha i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32-vjeç nga Tirana, por me banim të përkohshëm në Sarandë.

Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelen pasi i plagosuri punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.
Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat në Sarandë.

Advertisement

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like