Arritën të 500 000 vaksinat e ′′ Sinovakut ′′ në Maqedoni

500 mijë vaksinat që Qeveria i prokuroi nga prodhuesi kinez “Sinovak” arritën sot në aeroportin e Shkupit me dy aeroplanë. Kjo është dërgesa më e madhe e vaksinave të mbërritura në vend, dhe vaksinat do të shpërndahen në qytete në të gjithë vendin.

Ambasadori kinez në vend Zhang Zhuo tha se vaksinat janë arma më e fuqishme për të kapërcyer epideminë dhe vuri në dukje se vaksina “Sinovak” është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Kinë, tha ai, janë përdorur më shumë se 1.1 miliardë doza dhe njerëzit midis moshës 3 dhe 100 vjeç po vaksinohen./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like