Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Përgjaket Tirana në ditë e parë të Vitit të Ri, 34-vjeçari i dehur vret me thikë kunatin

Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 1 Janar. Mësohet se një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Autori eshte arrestuar nga policia.

 

 

“Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit”, bën me dije policia. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Advertisement

Read Previous

Ajla dhe Meri, 2 vajza lindën në minutën e parë të Vitit të Ri 2021 në Tiranë

Read Next

Venko Filipçe e kalon Vitin e Ri në sallën e operacionit