Për se Zaev kërkon Qeveri të zgjeruar?

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ditë më parë ka bërë publik lajmin për Qeveri të zgjeruar në të cilën përveç përbërjes aktuale të koalicionit qeverisës do të bënin pjesë edhe koalicioni opozitar maqedonas, me në krye me VMRO-DPMNE-në dhe koalicioni shqiptarë ASH-AAA. Arsyet për këtë veprim të Zaevit janë të shumta por tre janë më të rëndësishme.
Arsyja e parë është kontesti me Bullgarinë. Nëse Zaev mori guximin që të marrë mbi shpatulla rrezikun politik për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, si rezultat i së cilës ndryshoi emri i shtetit, ai nuk e merr të njëjtin rrezik edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, ku kërkohet ridefinim i historisë. Kjo çështje do të ishte shumë më tepër e ndjeshme, ngaqë prek direkt idenitetin e popullit maqedonas.
Arsyja e dytë është presioni i vazhdueshëm që i bëjnë pjestarët e koalicionit qeverisës, sidomos Lëvizja Besa, por edhe BDI. Gjatë hartimit të programit të përbashkët të koalicionit parazgjedhor “Mundemi” Zaev pranoi disa kërkesa të Lzvizjes BESA, të cilat tashmë Zaev tregohet i ngushtuar për ti realizuar. Nga ana tjetër në marrëveshjen për koalicionin qeverisës me BDI-në, kryeministri aktual për të siguruar numrat e shumicës, hoqi dorë nga shumë ministri dhe drejtori të rëndësishme, të cilat tashmë i udhëheq partia e Ahmetit. I përballur me këtë presion Zaev tenton të zbus situatën duke krijuar pasiguri.
Arsyja e tretë është shumica e brishtë që ka koalicioni qeverisës në Kuvend. Duke u nisur nga fakti se koalicioni qeverisës ka vetëm 62 deputet, shumë nisma të Qeverisë kanë ngecur brenda Kuvendit, për shkak të kundërshtimeve nga deputetë të veçantë, të cilët për arsye të ndryshme kanë bllokuar këto nisma.
I ndodhur para kësaj situate, si dhe përball faktit se edhe përkundër tendencës, Zaev nuk arritut që ta zgjeroj shumicën parlamentare, ai u detyrua që ti ofroj opozitës Qeveri të zgjeruar, me të cilën të paktën do të zgjidhej kontesti me Bullgarinë./NMK-Post.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like