• 20-04-2021

Pendarovski: Menaxhimi i mirë i situatës, shmangi kolapsin e shtetit

Stevo Pendarovski, në fillim të fjalimit të tij para deputetëve kërkoi një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga Kovid-19. Ndërkohë që theksin e vuri në situatën e krijuar nga koronavirusi. Sipas Pendarovskit menaxhimi i mirë i situatës shmangi kolapsin e shtetit.

Pendarovski përmendi edhe zgjedhjet në kohë pandemie të cilat u vlerësuan si demokratike nga OSB-ja.

“Kam thirrur disa herë Këshillin e Sigurisë, por kam kyçur edhe armatën në ballafaqimin më të mirë të situatës së krijuar nga pandemia. Ballafaqimin me krizën në shëndetësi është sfidë. Ajo që na pret është një fushatë kundër vaksinimit e cila do të zhvillohet kur të filloj procesi i vaksinimit”, tha Pendarovski.

Më tej presidenti i shtetit, përmendi edhe anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase”, tha Pendarovski derisa u ndal në kontestin me Bullgarinë.

Read Previous

Janë pranuar 40 pacientë të ri në kovid-qendrat në Shkup, gjithsej po trajtohen 495 pacientë

Read Next

Mbyllen dy lokale në Gostivar dhe Tetovë, punuan jashtë orarit të caktuar, arrestohen pronarët

%d bloggers like this: