Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Pendarovski: Jemi harruar nga kompanitë farmaceutike, nuk merren me “tregje të vogla”

Advertisement

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, pret angazhim më të madh nga SHBA-të për Ballkanin Perëndimor me inaugurimin e Joe Biden, si president i SHBA-ve.

Pendarovski në një intervistë për “Klan Macedonia” tha se në administratën e Biden ka njerëz që kanë përvoja të drejtpërdrejta në rajon, përcjellë nmk-post.

Ndërsa në lidhje me vaksinat kundër coronavirusit, Pendarovski tha se Ballkani Perëndimor është përjashtim nga vaksinimi pasi ka negociata të drejtpërdrejta me kompanitë farmaceutike, të cilat sipas tij, nuk janë të interesuara për tregjet e vogla.

“Ne praktikisht jemi harruar nga kompanitë farmaceutike, për të cilët me rëndësi është përfitimi. Në negociatat tona me Pfizer dhe Astra Zeneka, pyetja e parë e tyre ishte sa është numri i banorëve dhe na treguan se për momentin interes i tyre janë tregjet e mëdha. Ne nuk jemi të vetmit ku nuk ka filluar vaksinimi, po ashtu është edhe në Bosnjë, Shqipëri, Mal të Zi”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Kurz: Serbia s’mund të hyjë në BE pa normalizimin e raporteve me Kosovën

Read Next

Shpëtohet familja e bllokuar në Kodër të Diellit