Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon për herë të parë Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për herë të parë pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi.

Në bazë të këtij aktvendimi nga Kushtetuesja edhe Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet.

E, Kurti ka thënë se kjo gjë fillimisht duhet të diskutohet në partinë e tij.

“Unë nuk mund t’i komentoj komentet e të tjerëve, duhet të presimi fillimisht qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje përkitazi me tekstin e plotë të aktgjykimit që është bërë i plotëfushqishëm i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti për një televizion.

Ndërkohë, publikimi i aktvendimit të Kushtetuese ka ngjallur reagime të shumta lidhur më mundësinë apo jo të kandidimit të Kurtit dhe disa deputetëve të tjerë  në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen.