Pas 12 vitesh pushtet në Izrael, Netanjahu shkon në opozit!

Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshjen për të formuar qeverinë e re e cila i jep fund qeverisjes 12-vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Yair Lapid, lider i partisë së qendrës, ka bërë të ditur për një marrëveshje uniteti mes tetë fraksioneve.
Bazuar në marrëveshje, politikani i krahut të djathtë, Naftali Bennett do të jetë kryeministër së pari, për dy vjet, ndërkaq, më pas do t’ia dorëzojë postin Lapidit.
Mirëpo, për qeverinë e re nevojitet ende edhe vota e parlamentarëve.
Lapidi, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se ka informuar presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin lidhur me marrëveshjen.

“Zotohem se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytretarëve izraelitë, për ata që votuan për të, por edhe për ata që votuan kundër saj. Ajo do t’i respektojnë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që të bashkojë të gjitha pjesët e shoqërisë Izraelite”, ka thënë Lapid.

Advertisement

Netanyahu ende po bën përpjekje që të bllokojë formimin e qeverisë së re. Nëse qeveria e re dështon të sigurojë shumicën me 120 ulëse, atëherë Izraeli rrezikon të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet./Koha.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like