Para 11 ditësh u martua, fati tragjik i 30-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali

Estimated read time 1 min read

Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë i lidhur.

Por Dorjo Duka, 30 vjeç humbi jetën tragjikisht pas një përplasjeje natën e 21 janarit në Ponte Meduna. Fiati me të cilin udhëtonte u përplas kokë më kokë me një Mercedes CLA, drejtuesi i të cilit kishte hyrë në korsinë e gabuar, shkruan albeu.com.

Advertisement

Kushëriri 25-vjeçar, i cili ndodhej në makinë me Dorjon ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Duka, një i ri gazmor, i cili punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë la pas gruan e tij Irisin me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024, prindërit, një vëlla dhe motrën shtatzënë./albeu.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like