Alarm – Mund të ndodh KIJAMETI, ora ndalet 90 sekonda sonte në mesnatë!

Estimated read time 2 min read

Mund të ndodh KIJAMETI, Shkenctarët në alaram. Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë
Mund të ndodh KIJAMETI, Shkenctarët në alaram. Ora ndalet 90 sekonda në mesnatë
Publikuar 22:37 23 Janar, 2024
Njerëzimi është më afër se kurrë vetëshkatërrimit. Ky është shqetësimi i shkencëtarëve, konkretisht i organizatës së Shkencëtarëve Atomikë.

Në buletinin e përvitshëm të kësaj organizate, që përdorin një orë simbolike të quajtur “Doomsday Clock” për të treguar se sa afër shkatërrimit është bota, kësaj radhe e kanë ndalur kohën 90 sekonda në mesnatë.

Alarmi që ngrenë ky grup shkencëtarësh ka të bëjë me krizën klimatike, vitin 2023 si më i nxehti në histori, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja.

“Rivendosja e orës 90 sekonda në mesnatë nuk është tregues që bota është e qëndrueshme, është krejtësisht e kundërta”, tha Presidentja e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, Rachel Bronson.

Advertisement

Ajo apelon që qeveritë dhe komunitetet të bashkëpunojnë dhe të marrin masa për të mbrojtur klimën dhe globin.

Edhe inteligjencën artificiale e konsideron rrezik për njerëzimin, duke bërë thirrje për më shumë kontroll mbi teknologjinë.

Vitin e kaluar, kjo organizatë e ndali kohën 90 minuta në mesnatë për të shprehur shqetësimin për luftën Rusi-Ukrainë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like