Rritje RAPIDE e infektimeve me Covid në Gjermani

Estimated read time 2 min read

Qendra kombëtare gjermane për kontrollimin e sëmundjeve të mërkurën raportoi shifër rekorde të rasteve të reja me Covid-19, ndërsa njëri ndër virologët më të njohur të vendit paralajmëroi se do të nevojitet izolim i ri, nëse nuk shtohet shpejt numri i vaksinimeve.

Instituti “Robert Koch” raportoi 39.676 raste të reja në 24 orët e fundit, rreth 2.500 më shumë se r ekordi i mëparshëm, që u regjistrua të premten e kaluar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. Spitali “Charite” në Berlin tha të martën se i është dashur që të anulojë operacione të planifikuara për shkak të numrit të anëtarëve të stafit që po kujdesen për personat me Covid-19. Autoritetet kanë thënë se shumica e pacientëve të fundit janë të pavaksinuar.

Advertisement

“Tash për tash kemi një situatë emergjente të vërtetë. Duhet të bëjmë diçka mu tani”, tha Christian Drosten, drejtor i virologjisë në spitalin “Charite”, kur foli për gjendjen në shumë reparte të kujdesit invensiv të spitaleve në mbarë vendin.

“Ndoshta kemi nevojë që ta kontrollojmë infeksionin përsëri përmes masave të kontaktit – jo ndoshta, por qartazi. Jemi në gjendje të keqe: kemi 15 milionë njerëz që kanë mundur të vaksinohen e që është dashur të vaksinohen”, shtoi ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like