• 03-03-2021

Papa thirrje liderëve botërorë: Vaksina të shkojë së pari tek popujt në nevojë

Edhe pse po jetojmë nën pandeminë e Covid-19, mesha për Krishtlindjen po mbahet kudo në botë. Në meshën e mesditës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën). Ati i Shenjtë dha mesazhin e Krishtlindjes si dhe bekimin “Urbi et Orbi” për qytetin dhe botën nga një sallë brenda Vatikanit dhe jo nga ballkoni qendror i Sheshit të Shën Pjetrit, një ngjarje që tërheq zakonisht dhjetëra mijëra njerëz.

Në mesazhin e tij Papa Françesku u bëri thirrje liderëve botërore që të promovojnë bashkëpunimin dhe jo konkurrencën dhe në këtë kohë pandemie të kujdesen që të japin zgjidhje që vaksina të shkojë tek të gjithë, në radhë të parë tek popujt në nevojë.

“Feja ime është mëshirë, dhimbje, mirënjohje për të gjithë njerëzit, ndonëse ata nuk janë familja ime, por duhet të ndihmojmë të gjithë ata që kanë vuajtur dhe po vuajnë për shkak të krizës ekonomike. I lutem të gjithë liderët politikë, organizatave ndërkombëtare për të promovuar bashkëpunimin dhe jo konkurrencën, që të gjejnë një zgjidhje për të gjithë, vaksina për të gjithë, sidomos për ata më në nevojë, të të gjitha feve të botës, në radhë të parë më nevojtarët. Fëmija i Betlehemit na ka bërë më bujarë, duhet të jemi të tillë dhe duhet të ndihmojmë të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë, të pastrehët. Tek të gjithë unë shoh fytyrën e Zotit, çdokush është vëllai dhe motra ime”, tha Papa.

Read Previous

Filipçe: Qëllimi ynë është ta zgjidhim statusin e mjekëve të rinj me punësim të përhershëm

Read Next

9-vjeçari me 30 milionë dollarë, kjo rrugë e bëri të pasur

%d bloggers like this: