Një boshnjak 60-vjeçar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka vdekur në një hotel në Prizren, në rrugën “Milan Shuflaj”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, njoftoi se bëhet fjalë për një 60 vjeçar me kombësi boshnjake, që vdiq pas një sulmi në zemër
Sipas Bytyqi viktima ishte bashkë me bashkëshorten e tij nga Novi Pazari, i cili ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024.
Rasti është cilsuar si vdekje e dyshimtë.
“Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës te cilët kane konstatuar vdekjen e viktimës.
Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia Boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër.
Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë. Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024.
Në vend ngjarje kanë dal edhe Për rastin janë informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokuronit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, tha Bytyqi.