Pamje, kështu lëviznin gjërat në një pompë të derivateve, nga tërmeti që goditi Malin e Zi

Estimated read time 1 min read

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.3 shkallë të Rihterit ka goditur Bosnjën e Hercegovinën në ora 4:06 minuta të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra e tërmetit ishte përgjatë kufirit mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, pra mes Nikshiqit dhe Gackës.

Lëkundjet ishin aq të madhe thonë banorët, sa që këtë e dëshmojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në një pompë të derivateve në Gackë, transmeton telegrafi.

Raftet në të cilat qëndronin pijet alkoolike, shihet sesi lëvizin dhe është një “mrekulli” që asnjëra prej tyre nuk ka rënë dhe nuk është thyer.

Advertisement

Tërmeti që goditi vijën kufitare BeH-Mali i Zi ka shkaktuar edhe dëme materiale në Gackë-Nikshiq.

Banorët e atjeshëm thonë se nga fuqia e tërmetit ka “çarje në muret e shtëpive”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like