Osmani ia kërkoi dorëheqjen, Daka e refuzon

Një takim është mbajtur sot në Presidencë në mes të presidentes Vjosa Osmanit dhe kryetares së KQZ-së Valdete Dakës.
Në këtë takim Osmani ka kërkuar nga Daka që të japë dorëheqje nga detyra e kryetares së KQZ-së, por, siç ka mësuar “Zëri”, ajo ka refuzuar.

Siç mësohet, takimi ishte thirrur nga Osmani për t’i dhënë mirënjohje Dakës, por pas refuzimit për dorëheqje është anuluar edhe ndarja e mirënjohjes.
Kujtojmë se Daka është në mandatin e dytë në krye të KQZ-së. Ajo u emërua kryetare e KQZ-së së fundmi më 27 prill të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like