Greqia nesër dorëzon 20.000 vaksina si donacion për Maqedoninë e Veriut

Vaksinat që Greqia do t’i jep si donacion për Maqedoninë pritet të mbërrijnë nesër në mëngjes në Shkup, njofton AIM nga Athina.
Informacioni për AIM nga Athina e konfirmojnë edhe nga Shkupi dhe siç u njoftua dy javë më parë nga Ministri Venko Filipçe dhe zëdhënësi i Qeverisë greke Aristotelia Peloni, 20.000 doza të Astra Zeneka do të mbërrijnë nga fqinji jugor.

Në fillim të këtij muaji, Peloni, duke u përgjigjur nl pyetjen pyetjen e korrespondentit të AIM-s në Athinë në një konferencë të rregullt për shtyp, konfirmoi se Greqia, në bashkërendim me Komisionin Evropian, do të dërgonte nga 20.000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ministri Venko Filipçe më herët informoi se Maqedonia e Veriut pret 70.000 doza vaksinash, nga të cilat 50.000 nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like