Osmani: Frankofonia është vlerë e shtuar në mozaikun multikulturor të RMV-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot pati fjalim hyrës në Konferencën e 37-të Ministrore të Frankofonisë, ku shprehi mbështetjen e tij të plotë për transformimin e Frankofonisë, drejt funksionimit më efikas, bazuar në transparencë, shkathtësi dhe disiplinë.

“Konfirmojmë dënimin e ashpër të akteve terroriste dhe ekstremizmin e dhunshëm, pa marr parasysh motivet, dhe shpreh solidaritet të plotë me vendet anëtare dhe Qeveritë e Frankofonisë, të cilat ishin të prekura nga këto akte barbare”, tha Osmani, duke shtuar se kriza me Covid-19 i theksoi vështirësitë në zbatimin e sistemit arsimor, siç janë trajnimet online dhe puna online, në vendet në zhvillim, si dhe në vendet e zhvilluara, me çka paraqitet nevoja urgjente për sjelljen e vendimeve për zvogëlimin e hendekut digjital.

MPJ Osmani pohoi se Frankofonia është vlerë e shtuar në mozaikun multikulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ndikimi kulturor i gjuhës frënge ka traditë të gjatë, e cila në vazhdimësi azhurnohet, me aktivitete në kuadër të Frankofonisë. Përveç asaj, konfirmoj rëndësinë e kontributit të Frankofonisë në avancimin e të drejtave të grave dhe rolin thelbësor që kanë në jetën politike, ekonomike, kulturore dhe sociale në të gjitha shtetet dhe Qeveritë e organizatës, të cilat ishin rëndë të prekura nga kriza”, theksoi Osmani, duke bërë me dije se Maqedonia e Veriut, dëshmon përpjekjet për promovimin e gjuhës frënge dhe shumëllojshmërinë e gjuhëve në këtë krizë.

Advertisement

Republika e Maqedonisë së Veriut përshëndetë themelimin e Aleancës Frankofone për arsim në dobi të gjuhës frënge në kuadër të organizatave ndërkombëtare./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like