• 08-03-2021

“Antibiotikët”, habit mikrobiologu: Është shkak për vdekshmërinë!

Maqedonia e Veriut, për nga numri i popullsisë, është një ndër vendet me të prekura nga Covid -19, në kontinent.

Vetëm dje Maqedonia e Veriut raportoi 35 humbje jete si pasojë e Covid 19 për 24 orë.

Mjekët kanë lëshuar mbi 60 mijë receta të antibiotikëve vetëm në 17 ditët e para të nëntorit. Këto të dhëna alarmante i ka siguruar mikrobiologu Nikolla Panovski, nga Fondi për sigurim shëndetësor. Dhe nëse ky trend vazhdon kështu, deri në fund të vitit sipas Panovskit, do të ketë 200 mijë antibiotikë të shitur më shumë sesa vitin e kaluar.

“Në këto të dhëna nuk janë përfshirë antibiotikët që janë dhënë në mënyrë private. Jam i sigurt se numrat për këtë formë të shitjes së ilaçeve janë po aq sa ato me recetë”.

“Numri sigurisht deri në gjysmë milion antibiotikë të përshkruar, ndërsa deri më tani të infektuar në total janë rreth 50 mijë. Gjë që është shumë e palogjikshme. Edhe për këto 50 mijë të infektuar thuajse nuk ka patur nevojë që të gjithë të trajtohen me antibiotikë. Vetëm për rastet kur ka komplikime bakteriale”, tha Panovski.

Mjeku Panovski shton se përdorimi i tepërt i këtyre antibiotikëve do ta rrisë përqindjen e vdekshmërisë si pasojë e Covid 19 por edhe infeksioneve të tjera, për shkak se antibiotikët e tepërt shkatërrojnë sistemin mbrojtës së trupit nga bakteriet dhe ulin imunitetin.

Pavarësisht efekteve negative të antibiotikëve ndaj organizmit të njeriut, për të cilat flet mjeku Panovski, shumica e qytetarëve i përdorin antibiotikët pa pyetur për efektin e tyre. Ata që takuam, që të gjithë janë në terapi me antibiotikë ose ka shumë pak prej atyre që nuk përdorin për shkak se nuk ka patur rast që të jenë të sëmurë.

Edhe shumica e qytetarëve thanë se përdornin antibiotikë.

“Blej dhe përdor antibiotikë për shkak të Koronës. Mjeku i familjes mi ka rekomanduar”, shprehet një qytetar.

“Gjithmonë mjeku na rekomandon të përdorim antibiotik, madje edhe kur shkojmë për kontroll. Tani po blej ilaçe për bashkëshortin, pasi ka vite që i përdor kundër ftohjes”, tha një tjetër.

Ne 9 muaj pandemi, janë rekomanduar nga mjeket e familjes rreth 150 mijë antibiotikë, aq sa janë shitur përgjatë gjithë vitit 2019. Sakaq, përderisa numri i vdekjeve raportohet në shifra të larta, do të thotë se ato nuk kanë dhënë asnjë efekt pozitiv.

Read Previous

Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus në janar

Read Next

Osmani: Frankofonia është vlerë e shtuar në mozaikun multikulturor të RMV-së

%d bloggers like this: