Organizohet festë për Islamin, foshnjën afgane që lindi në Shkup

Estimated read time 1 min read

Gruaja afgane e cila ditë më parë kishte lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup tashmë ka dalë nga spitali. Ajo ka lindur një djalë me peshë 3,2kg, ndërkaq është pagëzuar me emrin Islam.

Për nder të sapolindurit, Kryqi i Kuq ka organizuar një festë në hotelin Bellvi në Shkup. Janë përgatitur 200 petulla, të cilat janë ndarë në mesin e 149 refugjatëve afganë.

“Me këtë deshëm që në mënyrë tradicionale t’i urojmë mirëseardhje foshnjës”, tha për Zërin e Amerikës, Suzana Paunovska, sekretare pranë Kryqit të Kuq në Shkup.

Advertisement

Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në Shkup për momentin janë të vendosur 74 gra afgane, 76 burra dhe 56 fëmijë të moshës nën 18 vjet. Sipas autoriteteve, refugjatët do të qëndrojnë në vendin tonë 90 ditë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like