Opozita Maqedonase kërkon dorëheqjen e Venko Filipçes

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE-së sot kërkuan dorëheqje nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke e akuzuar për mossuksesin për furnizim me vaksina kundër virusit korona, por edhe për çmimet tepër të larta të shërbimeve shëndetësore që qytetarët i paguajnë megjithë sigurimin shëndetësor. Protestën para Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkesën për dorëheqjen e tij, Ministri Filipçe e vlerësoi si “akt të turpshëm nga ana e opozitës dhe nënvlerësim të punës së punëtorëve shëndetësorë”. “Të mbledhur protestojnë, bërtasin me pankarta në momente kur përballemi me krizën më të madhe në historinë e njerëzimit, edhe në vendin tonë, posaçërisht në pjesën e shëndetësisë. Ata përqeshin, e nënvlerësojnë punën e punëtorëve shëndetësorë, të cilët punojnë ditë e natë, bëjnë shpërndarje, sigurojmë shtretër, me qëllim që asnjë pacient të mos mbetet pa kujdesin e nevojshëm spitalor. Kjo mënyrë e sjelljes është e turpshme.”

Në fillim të javës së ardhshme do të shihen rezultatet e orës policore gjatë natës, që u vendos para dhjetë ditëve, e dedikuar posaçërisht për të rinjtë të cilët në këtë valë llogariten si bartës kryesorë të virusit. Në qoftë se shifrat e të infektuarve të rinj rriten.
“Ne jemi të gatshëm të marrim edhe masa restriktive shtesë në qoftë se këto aktuale nuk i japin rezultatet e dëshiruara.” Filipçe as sot nuk dha datë të saktë kur në vend mund të arrijë sasia e parë më e madhe e vaksinave të porositura. Theksoi se pret që kjo të ndodhë “në fund të muajit ose në javët e para të muajit prill”, por duke gjykuar sipas përvojës së deritanishme nga komunikimi me prodhuesit dhe me sistemin Kovaks, shtoi se kur të jenë të sigurtë se “vaksinat kanë nisur për në vendin tonë”, atëherë do të publikohen më shumë detaje për fillimin e imunizimit masiv./Klan/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like