Ja sa persona janë shëruar nga Covidi që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, krahas 1.299 rasteve të reja po ashtu u raportua për 413 pacientë të shëruar dhe bën numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga COVID-19 të jetë mbi 100 mijë persona ose 100.250.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, krahas 1.299 rasteve të reja po ashtu u raportua për 413 pacientë të shëruar dhe bën numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga COVID-19 të jetë mbi 100 mijë persona ose 100.250. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar gjithsej 118.736 pacientë me COVID-19, ndërsa 3.448 prej tyre kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 15.038 raste aktive me coronavirus, ndërsa numri është në rritje. Ndryshe, nga 17 shkurti në Maqedoni nisi vaksinimi i punonjësve shëndetësorë me vaksinat e dhuruara. Pas personelit mjekësor, prioritet me vaksina do të kenë personat mbi 70 vjet./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like