Opozita fajëson pushtetin për ligjet e bllokuara në Kuvend

Estimated read time 2 min read

“Duket qartë se shumica i lëshon disa ligje qëllimisht në përmbajtje të keqe duke e ditur se nuk do të kalojnë. Neve si deputet dhe grup parlamentar në këtë situatë e kemi patjetër të reagojmë. Njëri nga më kontestuesit është ligji për Qendrën Klinike ku na japin një projekt në 35 faqe, thonë se është ligj dhe kushton mbi gjysmë miliard euro. Kemi disa ligje që i kemi propozuar ne me procedurë të shpejtë, por shumica nuk kishte kurajon t’i vendos në rend dite ligjet që janë kërkesë e qytetarëve”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare ka pezulluar bllokadën, megjithatë, mos shqyrtimi i propozim-Ligjit për shtetësi mund ta kthejë bllokadën në Kuvend.

Të gjitha ligjet që kanë qenë të bllokuara nga ana jonë, nuk janë tërhequr amendamentet. Kushti ishte që të kalon ligji për shtetësi dhe kështu të tërhiqen të gjitha amendamentet. Deri tani pushteti nuk tregon gatishmëri. Gati 1 muaj nuk thirret mbledhja e komisionit amë ku duhet shqyrtuar amendamentet e ligjit për shtetësi. Nëse brenda disa ditëve nuk zhbllokohet ligji për shtetësi, ne do ta kthejmë në funksion mënyrën e vjetër”, theksoi Skender Rexhepi, ASH-AAA.

Advertisement

Përveç propozim-Ligjit për shtetësi, i bllokuar ka mbetur edhe propozim-Ligji për Qendrën Klinike Universitare dhe propozim-Ligji për shlyerjen e borxheve të ndërmarrjeve publike.

Adrian Kerimi-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like