Presidenti Bullgar Radev: Radev: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në BE

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka pasur bisedë videokoferenciale me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Siç ka informuar korrespondenti i MIA-s në Sofje biseda ka qenë e iniciuar nga kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli.
Dy bashkëbiseduesit janë përqendruar në masat për përballje me pandeminë e virusit korona si dhe tema që janë në rend dite në Bashkimin Evropian me fokus në politikën e zgjerimit.

Presidenti bullgar ka theksuar se vendi i tij parimisht dhe deri në fund e ka mbështetur integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Radev ka theksuar se Bullgaria pret rezultate përmbajtjesore në procesin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në këtë aspekt është shumë më rëndësi dialog i hapur dhe i drejtpërdrejtë mes dy vendeve fqinje në Ballkan që të arrihet përparim i vërtetë./Zhurnal/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like