Gostivar, vidhen para në oborrin e Kishës

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar, se gjatë ditëve të 9 dhe 11 shkurtit, në oborrin e Kishës “Shën Marena” janë vjedhur para me forcë nga personat që kanë qarkulluar aty.

“Dje (11-shkurt) në ora 16:15, personi B.J. (48) nga Zubovca e Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar, se në periudhën ndërmjet ditëve 9 dhe 11 të këtij muaji, autorë të panjohur me forcë kanë vjedhur para në oborrin e kishës “Shën Marena””, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Advertisement

Siç thonë më tej, është kryer inspektim nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar dhe rasti është duke u hetuar./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like