Shenjat se mëlçia është mbushur me toksina

Bëhet fjalë për një dhimbje djegëse, e cila bezdis. Funksioni kryesor i mëlçisë, është që të filtrojë toksinat e ushqimit që konsumojnë. Me ushqimet e yndyrshme që hamë sot, puna e mëlçisë bëhet më e vështirë. Në rast të një dhimbje të vazhdueshme në këtë zonë, bëhet fjalë për mbingarkesë të mëlçisë me toksina.

Enjtje e këmbës

Përveç mëlçisë mund të enjtet edhe këmba. Në rastin kur mëlçia nuk i pompon dot toksinat, rëndesa shfaqet edhe në organe të tjera. Prodhohet një sasi e madhe lëngu e cila mblidhet në këmbë dhe kryesisht në kavilje. Enjtja në vetvete nuk shkakton dhembje, por është sinjal shqetësues për probl ematiken e mëlçisë.

Shtim peshe

Nëse e gjeni veten duke shtuar peshë pa shpjegim, bëni mirë që të bëni një kontroll. Pjesa më e madhe e jona, shton peshë për shkak të konsumit të ushqimit ose prej një çrregullimi hor monal. Nëse të dy këto faktorë përjashtohen, me gjasë shtimin e peshës e shkakton mëlçia, transmeton Lajmi.net.

Kjo gjë ndodh zakonisht kur konsumohen shumë ëmbëlsues artificialë, ushqime me yndyrë, alkool apo medikamente specifike. Kjo pasi mëlçia jonë mbushet plotë me toksina, të cilat nuk mund t’i largojë, duke penguar funksionet normale të trupit.

Lëkura bëhet e verdhë

Kur mëlçia ka probleme, mund të shkaktojë lëkurë me ngjyrë të verdhë. Kjo pasi mëlçia mbledh bilrubinë në trup, e cila është thelbësore për pigmentin e verdhë. Kur rruazat e kuqe vdesin dhe shkatërrohen, çlirohet ky pigment. Kështu, kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, nuk mund ta eliminojë këtë ngjyrë.

Advertisement

Lodhje pafund

Bëhet fjalë për një gjendje që quhet sindromi i lodhjes kronike. Disa mund ta quajnë thjesht lodhje, por në të vërtetë është shumë më shumë se kaq, dhe nëse nuk arrini që të lëvizni apo jeni të këputur prej kohësh, kjo gjë mund të ndodhë pasi mëlçia është e mbushur me toksina. Mëlçia është përgjegjëse për një pjesë të madhe të energjisë që përdorim çdo ditë.

Ky organ, e transformon glukozën në glikogjen, i cili përdoret direkt nga trupi si energji. Por kur mëlçia nuk arrin që të prodhojë glukozë për shkak të lodhjes së madhe, energjia bie në nivelin më të ulët, gjë që reflektohet në produktivitetin tonë të përditshëm dhe në zhvillimin e një jete normale.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like